Ish-kryeministri Sali Berisha që u shfaq në oborrin e Kuvendit pas shumë kohë mungese është shfaqur i gatshëm për t’iu përgjigjur interesit të medias posaçërisht për debatin e ditës brenda kësaj force politike lidhur me faktin se si Berisha do të përfaqësohet me kandidatët e tij në zgjedhje në një kohë kur Basha i ka mbyllur rrugët ligjore në KQZ për tu regjistruar në siglën e selisë blu.
Berisha la të hapur mundësinë se kandidatët që do të votohen nga Komisioni i Rithemelimit mund të dalin nën siglën e një koalicioni mes partive aleate por edhe LSI-së një formule kjo që po diskutohej prej kohësh nën zë porse ende nuk ka një rezultat përfundimtar.
“Negociatat janë ne vazhdim dhe ne do t’i fitojmë këto zgjedhje. Këto janë zgjedhje ku ndeshet qytetaria me kleptokracinë…”, u përgjigj Berisha teksa u pyet nëse është në negociata me LSI-në por edhe aleatët.
Berisha u shpreh se është i sigurt në fitoren e opozitës këto zgjedhje.
“Kam gjetur mekanizmin se si do t’i fitojmë zgjedhjet e 6 marsit. Shoh një klimë optimizmi dhe besimi në fitore. Do fitojmë…”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje