Ish-kryeministri Sali Berisha shkoi në mesditë në Kuvend për t’i paraqitur një kërkesë zyrtare BE-së.
“Është koha ju lutem, të mbikqyrni jo vetëm paratë e taksapaguesve tuaj, por të mbikqyrni me dhembshuri, me ndjeshmëri, çfarë ndodh me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Është koha të ndalemi, sepse në një kilometër rrugë të ndërtuar me manual nga Europa ose nga KE, realizohet me 2 -3 milionë euro, kurse një kilometër i ndërtuar me manualin e kësaj qeverie që vjedh nga mëngjesi në darkë, realizohet me 22 milionë euro!
Unë i bëj thirrje, BE-së, KE-së, të mos disbursojë asnjë qindarkë në qoftë se nuk bëhet hetimi i plotë, transparent dhe vendoset para ligjit Edi Rama, Ëngjëll Agaçi, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj për aferën e tmerrshme të djegësave në të cilën janë vjedhur qindra milionë euro; dy djegësa nuk ekzistojnë fare dhe tjetri është jashtë funksioni, të prokuruar në kundërshtim me ligjet e vendit në negociata të mbyllura, pa garë!”, tha Berisha
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje