Sali Berisha deklaroi të enjten në mbrëmje se nëse nesër do të zhvilloheshin zgjedhjet, PS mund t’i numëronte me gishtat e dorës bashkitë fituese.
“Nëse nesër do të zhvilloheshin zgjedhjet, mund të them që as me gishtat e të dy duarve nuk numërohen bashkitë që PS fiton. PS-ja po reduktohet në rezultatin e Partisë së Punës. Nuk ka nëse nuk do të ndodhë, kjo do të ndodhë. Unë kam ardhur këtu me të dhëna të plota ta sondazheve direkte me call center, qoftë dhe botën dixhitale” tha Berisha në “Opinion”.
Ai tha se mban përgjegjësi nëse opozita nuk fiton në të paktën 50 bashki
“Nuk mund t’i shmangem kurrë përgjegjësive”
Ish-Kryeministri nënvizoi gjithashtu se këto zgjedhje nuk do të jenë të fundit për të. “Absolutisht jo, ky është proces rikthimi. Rikthimet janë ekzotike. Rikthim është rikthim, mos e gjykoni”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje