Kryetari i PD-së, Sali Berisha kërkoi një minutë heshtje në Kuvend për Lear Kurtin 32 vjeçarin që ndërroi jetë në komisariat, ende pa mbërritur në spital, kërkesë që iu refuzua. Berisha më pas në një prononcim për mediat tha se të rinjtë duhet të dalin në protesta për rastin në fjalë.
Më herët, Berisha përcolli një koment në faqen e tij Facebook.
“ Banditë me uniformë i marrin jetën të riut 32 vjeçar, Laer Kurti. Ata e torturuan shtazërisht në makinën e policisë dhe e dërguan pa ndjeja në komisariat. Vrasësit me uniformë e dërgojnë të vdekur në urgjencë. Shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes Kurti dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të kriminelëve me uniformë të Edi Ramës dhe ministrit të familjes Çuçi”, shkruan Berisha duke iu referuar një mesazhi dërguar nga një qytetar dixhital.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje