Sali Berisha deklaroi në konferencën e përjavshme për shtyp se Elisa Spiropali organizoi takime me Bajrët dhe Pëllumb Gjokën për të fituar bashkinë e Shkodrës
“Dua të përshëndes autoritet franceze për arrestimin e Behar Bajrit, një nga kriminelët më të rrezikshëm të Shqipërisë, i cili u informua dhe iku sepse ai ishte në Shqipëri, mori pjesë aktive në zgjedhje në mbledhjet që organizoi Spiropali me Bajrët Pëllumb Gjokat dhe banditët të tjerë të Shkodrës për mandatin, ndrikulla e krimit.
Mandati i Shkodrës është mandat mbi krimin dhe ky është një akt tmerrësisht i rëndë të cilin qytetarët e Shkodrës nuk do ta pranojnë kurrë.
Ai që është instaluar në bashki karrigia e tij qëndron mbi vrasjet e fshehura të Bajrave Pëllumb Gjokës dhe bandave të tjera të fshehura nga pushteti vetëm e vetëm që ata të siguronin mandatin e tij.
Falënderoj edhe njëherë autoritetet franceze për arrestimin e tij”, tha Berisha.
Ish-kryeministri nënvizoi se Kryeministria është me dendësinë më të madhe të telefonave të kriptuar.
“Ju them se ndërtesa e Këshillit të Ministrave ka dendësinë më të lartë të telefonave të kriptuar në Shqipëri të cilët kanë qenë gjithsej 8 mijë dhe 7 mijë në Europë, 15 mijë telefona janë disponuar vetëm nga shqiptarët, tre katër lloje janë”, tha ai.
Berisha komentoi edhe propozimet e fundit të kryeministrit Edi Rama për ndryshimet në qeveri.
“Asambleja ishte me disa dimensione. Në një anë Edi Rama paraqitej aty si krimineli që i kanë kallë datën bashkëautorët në krime atij. Nëse e vutë re ai në këtë fjalim, nuk kishte urrejtje për mua, jo. Ai të gjithë urrejtjen e kishte për të vetët. Kujtoni e shiheni edhe njëherë. Ju të tillë e ju të atillë, ju kështu e ju ashtu. Unë i ndershmi ju hajdutët, unë i pastri, ju të tillë.
Duhet të bëni një analizë. Nëse bëni një analizë të fytyrave të asamblesë, ajo tregonte një terror që ai ushtroi ndaj anëtarëve të asamblesë. Aspekti i parë ky. Bashkë kemi vjedhur, por burgu është për ju, e jo për mua. Ky ishte morali.
E dyta, zëvendësimet. U tha shqiptarëve se, jeni të pashpresë nëse nuk merrni në dorë fatin tuaj. Kë solli në qeveri, më thoni pak. Solli përfaqësuesin zyrtar të Ndraghetës në Tiranë, Maznikun. Njeriun që me ‘Eco Tiranën’ ka patur ortak Miljorancin e Veronës, bosin e Ndraghetës sipas autoriteteve italiane.
Çfarë është Arbjan Mazniku? Është ikona më e shëmtuar e zyrtarit të babëzitur që merrte 12 rroga si nënkryetar bashkie. I keni të rreshtuara i kam publikuar të gjitha këto
Pra, ky erdhi dhe u bë ministër. E bënë ministër djegësit. Në vend që të shkojë, absolutisht në qeli për të gjithë aferën, ky bëhet ministër.
Po ajo tjetra, Koçiu. Ajo është e regjistruar se merr para. Vajza i thotë nënës vet se kësaj duhet ti jap para, se nuk bëhet ndryshe. Dhe skapi i ka të gjitha këto, për të mos thënë problemet e tjera. Ajo bëhet ministre e Edi Ramës.
Edi Rama ka me borxh, po shtrëngon radhë me të gjithë bashkëvjedhësit e tij, nga Bashkia e mbrapa. Sepse kanë punuar bashkë në bashki, kjo Albana Koçiu”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje