Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar sot një mbledhje me krerët e degëve të Tiranës, pak ditë pas protestës së 7 korrikut.
Ai u shpreh se protesta bashkoi opozitën dhe ishte sukses për Shqipërinë.
Sipas Berishës më 7 korrik në shesh ishte mbledhur opozita e vërtetë, ndërsa akuzoi qeverinë se po vjedh qytetarët, duke depozituara paratë në emër të të gjallëve por edhe të të vdekurve.
Ai e krahasoi situatën politike të Shqipërisë me atë të Sri Lankës, ku po zhvillohen protesta masive për rrëzimin e qeverisë, pasi qytetarët janë të zhgënjyer nga menaxhimin i qeverisë për shtrenjtimin e çmimit të naftës.
‘Ju i keni ndjekur zhvillimet në Sri Lanka. Ju e patë që populli i Sri Lankës përmbysi pushtetin e presidentit. Mediat më serioze të botës kanë krahasuar Shqipërinë me Sri Lankën dhe unë ju them ju se në shumë aspekte ngjasin si dy pika uji. Ajo që patë në Sri Lanka dhe kjo që po ndodh në Shqipëri, kanë të njëjtat shkaqe. Sri Lanka para dy vitesh kishte borxhin 91%, sot e ka 119%. Shqipëria para 1 viti e kishte 81%, sot e ka 107%. Pra, rritja e borxhit në Shqipëri është më e shpejtë se në Sri Lanka, për të përfunduar me 120 apo 130% në fund të vitit. Në Sri Lanka paratë e vjedhura ishin futur në valixhe në pallatin e Presidencial, në Shqipëri paratë e vjedhura vendosen në kontot bankare të të vdekurve, të pensionistëve, plus qindra milionë që përfundojnë në bankat off shorë. Në Shqipëri, më shumës e në Sri Lanka, u rritën ccmimet dhe rriten vetëm nga vjedhja e qeverisë.”, u shpreh Berisha.
Në mbledhjen me krerët e degëve, Berisha solli në vëmendje se nëse opozita do të ishte në lartësinë e duhur, Edi Rama sot do të ishte në burg.
“Vjedhje dhe shpërdorime nga ky regjim monist. Sa do të lejojmë ne që të vidhen, të varfërohen në këtë mënyrë qytetarët shqiptarë, ne jemi përgjegjës. Nëse opozita do të kishte qenë në lartësinë e duhur, në misionin e vet, Edi Rama s’do të ishte kurrë sot në pushtet, do të ishte në burg për vjedhjen që ka bërë,” – tha Sali Berisha.
Më tej Berisha në fajlimin e tij tha se nëse opozita do të ishte në lartësinë e duhur, Edi Rama sot do të ishte në burg.
“I dënuar ndoshta edhe 50 vjet duke i mbledhur së bashku. Kjo është e vërteta. Ky është realiteti. Ne kemi humbur kohë, por duhet t’ju jemi mirënjohës qytetarëve të cilët dëshmuan se janë për opozitë të vërtetë dhe u përgjigjën me besimin se ne jemi opozitë e vërtetë, ne do t’i mbrojmë interesat e tyre”, shtoi Berisha.
Sipas Berishës SPAK, nuk mund ta mbrojë qeverinë sepse do përballet me popullin!
Ai tha se protestat nuk ndalen më dhe 7 korriku ishte hapi i parë.
Berisha foli edhe për kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj. Sipas liderit demokrat Veliaj me bandën e tij merr 80 mijë euro në ditë nga thesari, nga paratë e taksapaguesve, nga ata që janë në kërkim gjoja, Zoto, Mërtiri, Gugallja.
“Nuk ka cinizëm më ekstrem të kësaj drejtësie ndaj qytetarëve shqiptarë. Si mund t’ua japë paratë njerëzve në kërkim? Ua jep sepse ata kanë në thes Edi Ramën, Engjëll Agaçin, Arben Ahmetajn, Erion Veliajn. Tallen me ne, bëjnë teatër. A do të pranojmë që ata të bëjnë teatër? Jo! Ne kemi detyrime ndaj qytetarëve, do t’i përmbushim ato. Nëse drejtësia do të vepronte, ne do vlerësonim, por këtu drejtësia përdoret për të vënë kapak”, shtoi Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje