Kryetari i PD-së, Sali Berisha mbledhë në mesditë kryetarët e zgjedhur të degëve, qysh prej konstituimit.
Në qendër të takimit është organizimi i partisë dhe aksioni politik në të ardhmen.
Organizimi i partisë do të fokusohet në ngritjen e bordeve dhe sekretariateve ndërsa aksioni politik do të përfshijë hapjen e partisë dhe përgatitjen e strukturave për protesta.
“Mbledhja e parë është shumë e rëndësishme, mbledhja e parë e kësaj natyre në të cilën ata do marrin detyra për drejtimet e punës së PD–së në periudhën që vjen. Nuk mund të ketë dyshim që protestat do të jenë temë e një diskutimi shumë të rëndësishëm. PD duhet të bëjë gjithçka për të shpëtuar Shqipërinë nga sistemi monist dhe vetëm shqiptarët mund ta bëjnë atë”, tha Berisha për takimin që do të zhvillojë..
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje