Ish-kryeministri Sali Berisha mblodhi Kuvendin Kombëtar ku marrin pjesë 1800 delegatë, nga këta 1000 të zgjedhur nga degët e PD dhe 800 të tjerë nga anëtarët aktualë të Këshillit Kombëtar, plus delegatët e forumit Rinor dhe Gruas.
Gjatë Kuvendit do të mbajnë fjalën 20 folës, ndër ta figura të rikthyer në PD, themelues, personalitete nga jashtë dhe të rinj,
Kuvendi do të nisë me një dokumentar që tregon rrugëtimin e Sali Berishës nga shpallja non grata nga ana e SHBA deri në përjashtimin e tij nga Partia Demokratike me datë 9 Shtator.
Në dokumentar tregohet deklarata e Departamentit Amerikan të Shtetit, dalja e parë e Sali Berishës pas këtij vendimi dhe qëndrimi i Lulzim Bashës.
Fjalën hapëse të Kuvendit do ta mbajë Lediana Fratari e cila do të ketë një videomesazh me të rinjtë e PPE.
Ndërsa punimet e Kuvendit hapen nga Belind Këlliçi.





Pikë e rendit të ditës do të jetë votimi për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar që do të nisë në orën 13.00 të mesditës.
Kuvendi do të miratoje ndryshime statutore që në thelb kanë kooptimin në Këshillin e ri Kombëtar të deputetëve aktualë dhe kryetarëve të zgjedhur në degë.
Përveç tyre, lista e re e Këshillit Kombëtar pritet të ketë 150 emra anëtarësh.
Në Kuvend do të miratohet edhe data e zgjedhjes së kryetarit të PD-se që paraprakisht njoftohet se do të jetë 22 maji.
Ndërkohë të premten komisioni i rithemelimit bëri publike listën e emrave kandidatë për Këshillin e ri Kombëtar.
Në listë bëjnë pjesë emra ish-ministrash në kohën e Berishës madje edhe të dënuar më herët si emri i Spiro Kserës, ndërsa mungon emri i Genc Rulit apo Majlinda Bregut.
Në listë nuk është as emri i Astrit Patozit që refuzoi ftesën për tu bashkuar, por as emri i Jozefina Topalli që me gjasë do të jetë e kooptuar si ish-kryetare e Kuvendit.
Listës i është shtuar emri i Rudina Hajdarit, Arben Imamit, Genc Pollos, Suzana Guxhollit, dhe artistëve si Bujar Kapexhiu, Rubens Shima, Robert Budina, Julian Deda, Rajmonda Bulku e këngëtarëve Renis Gjoka dhe Bleona Qerreti.
Në listë është edhe emri i Glauk Olldashit, djali i deputetit të ndjerë Sokol Olldashi. Është rikthyer gjithashtu në listë emri i dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi.
Ndër emrat e rinj spikat edhe emri i Ilir Alimehmetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje