Sali Berisha tha në një konferencë për mediat se përshëndet atë pjesë të deklaratës së ambasadës së SHBA që nuk ndërhyjnë në punët e brendshme të partive
“Gjysma e mesazhit thotë se SHBA nuk ndërhyjnë në punët e brendshme të partive, është në të drejtën e tyre të zgjedhin.
Është pikërisht kjo që unë përshëndes.
Nëse ka një njeri që ka bërë në 32 vite përpjekje që të zgjedhin me votën e tyre njerëzit, ky është Sali Berisha…”, tha Berisha.
Deklarata e SHBA nënvizonte se nuk është roli i saj që të zgjedhë se kush udhëheq partitë politike në Shqipëri, porse nxiste të gjithë aktorët që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të shpallura ‘non grata’ prej tyre.
Berisha foli gjatë konferencës edhe për çështjen McGonigal.
“McGonigal ka pranuar fajësinë për dosjen shqiptare. Çfarë do të thotë kjo?
Kjo do të thotë se Edi Rama është fajtor. Se e kanë të ndarë përgjysëm, njëri ka dhënë ryshfet, tjetri ka marrë ryshfet. Njëri ka kërkuar licencës, tjetri ka hequr licencë. Njëri ka kërkuar shërbime kundër opozitës, tjetri ka manipuluar dosjen.
Pra, faktet janë përvëluese për Edi Ramën dhe në mos gabohem, sot në ora tetë të darkës me orën tonë dhe orën 2 me orën e Uashingtonit, McGonigal dorëzohet. Së bashku me të, edhe Edi Rama. Ky është zhvillimi dhe kjo është një histori, e cila ka një aspekt tmerrësisht poshtërues për Shqipërinë”, tha Berisha.
A do të shkoje djali i tij Shkëlzeni në SPAK për Gërdecin?
“Unë ua kam bërë të qartë këtu, që nuk mund të ketë kurrë asnjë hezitim dhe asnjë pengesë për çfarëdolloj hetimi”, u përgjigj ai
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje