Politike

Berisha: Më 7 Korrik në shesh, të shpëtojmë Shqipërinë

Testi i parë për Sali Berishën në rrugë do të jetë protesta, që ai ka thirrur më 7 Korrik në sheshin para kryeministrisë.

Kreu i PD bëri thirrje për pjesëmarrje në këtë tubim.

Berisha ka postuar dhe një foto të protestave të kaluara të PD-së, teksa thekson se ky tubim do organizohet nga “Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë”.

“Me 7 Korrik në ora 7 të darkës Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë ju fton të gjithëve në protestën kombëtare në Tirane para Kryeministrisë!”, shkruan Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë