Politike

Berisha me të rinjtë demokratë: Do njohim të gjitha format e protestave dhe mosbindjes civile

Në takimin me të rinjtë demokratë, kryetari i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se protesta e 11 shkurtit do të jetë e përmasave të mëdha.

“Protesta e datës 11 le të jetë më madhështorja, por ky revolucion do të njohë gjitha format e protestave dhe mosbindjeve civile. Ky do jetë revolucioni i të rinjve që shpëton Shqipërinë”, tha ai.

Më tej Berisha shtoi: “Ky vend sot ka nevojë më shumë kurrë të shpëtohet. Luftërat i largojnë njerëzit, në luftëra vdesin nga fronti, nga sëmundje nga shumë probleme. Vendi që është pakësuar në histori më shumë nga luftëra dhe ishte luftë botërore ka qenë Polonia dhe ajo ka humbur 20%, të popullit të vet, me të vrarë, me largim etj. Shqipëria humbet në një hark kohore 8 vjeçar, 35 % të popullsisë së vendit”.

Berisha u fokusua gjatë fjalës edhe tek kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Ju keni një person kryetar bashkie, i cili ka 3 vjet që nuk takon dot qytetarët,  por i mbledh nëpër salla apo zyrat e bashkisë me përzgjedhje. Por ka 6 vite që vjedh për çdo ton mbetje që krijohet në qarkun e Tiranës, 18 euro fut në xhep duke ua marrë qytetarëve shqiptarë. I tarifon sikur digjen, nuk digjet asnjë kilogramë. Të gjitha depozitohen dhe ky u merr në kundërshtim me kontratën, 29 euro, 18 euro ky i vjedh, i çon ofshore, mundet dhe në  Iran.

Problemi është se baballarët tuaj, motrat dhe nënat tuaja që kanë një biznes të vogël, paguajnë trefish taksën e pastrimit. E kjo është vetëm njëra anë.

Pra që të gjithë e shohin që fusha e Sharrës nuk ka djegës, nuk bëhet seleksionimi, por ai vazhdon nga studio në studio, në një kohë kur e ka vendin nga qelia në qeli, sikur nuk ndodh asgjë. Gjer tani janë bërë 54 milionë euro, minimumi të vjedhura vetëm aty.

Qindra milion të vjedhura me djegësat, pasuri përrallore”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë