Politike

Berisha në Air Albania, Basha pret demokratët në seli dhe ngre nje memorial për themeluesit e PD-së

Në 31 vjetorin e themelimit te PD-së, në situatën më të pazakontë të Partisë Demokratike ku njëra pjesë është mbledhur ne Air Albania për të votuar shkarkimin e tij, Lulzim Basha nga selia blu ka njoftuar se do të mbledhë edhe ai demokratët në festë në selinë e PD-së në mesditë.

Më rastin e 31 vjetorit të themelimit, në oborrin e selisë së partisë është vendosur edhe një memorial që mban firmat e firmëtarëve të themelimit të Partisë Demokratike.

Memoriali do të zbulohet sot në orën 12:00 në një ceremoni ku kryetari Lulzim Basha do të ketë edhe një prononcim.

Ndërkohë Sekretari i PD, Gazment Bardhi ka mbërritur pak para orës 10:00 në ambientet e selisë blu e pritet që aty të mblidhen në vijim demokratët e ftuar nga kryedemokrati për të festuar 30-vjetorin e themelimit të partisë së parë opozitare.

Në hollin e selisë së Partisë Demokratike do të zhvillohet edhe një ceremoni.

“Demokracia u transformua nga një koncept në një ideal të pathyeshëm më 11 dhjetor 1990, në ditën kur vlerat dhe liria e shqiptarëve triumfuan mbi gjithçka! Le të kremtojmë së bashku këtë ditë të shënuar”, shkruhet në ftesën e Bashës drejtuar demokratëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë