Politike

Berisha në Lushnje: Rama mundohet të mbulojë vjedhjet duke përdorur fjalorin banal

Gazeta Si- Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim elektoral me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në bashkinë e Lushnjes pak ditë para 14 majit.

Berisha deklaroi se kryeministri Rama përdor fjalorin dhe tallavanë e tij për të mbuluar vjedhjen që ka bërë gjatë këtyre viteve.

Gjithashtu, ai vijoi duke thënë se kreu i qeverisë ka përfaqësues në Lushnje persona si Damian Gjiknuri, për të ëmën e të cilit tha se i janë vjedhur 6 milionë euro nga banesa, para sipas tij të vjedhura nga i biri.

“Ai kalon nga sheshi në shesh e zorrën qorre në gojë. Me shprehje halabaku. Në vend të japë llogari përpiqet të mbrohet me shprehje banale, përpiqet të përdorë një fjalor me të cilin tregon qartësisht se për atë qenie qytetarët nuk ekzistojnë. Me atë fjalor dhe tallavanë e tij përpiqet të mbulojë vjedhjen e tmerrshme që ka bërë gjatë këtyre viteve.

Ka vjedhur 122 miliardë lekë në 9 muaj sipas KLSH-së. Të ecësh përpara me Edi Ramën do të thotë të ecësh drejt greminës. Do të thotë të vraposh drejt varfërisë”, tha Berisha duke shtuar se Rama ka shndërruar Shqipërinë në delen e zezë të Ballkanit.

“E garantoj se do dënohet për të gjitha firmat e tij fap fap fap e bam bam bam. Ato janë vjedhje të qytetarëve të këtij vendi. Të ëmës së Gjiknurit iu vodhën 6 milionë euro në shtëpi, nuk iu gjetën 500 mijë si Alda Klosi. Të gjitha para të vjedhura nga i biri”, u shpreh Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë