Sali Berisha ishte në Malësinë e Madhe, duke kërkuar votën për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Isa Rama.
Berisha tha se kandidatët e PS-së janë emra të qeveritarëve dhe jo të qytetarëve.
“Do ju jap një shembull: në parlament ju keni Ramadan Likën përfaqësues. Ramadan Lika, në parlamentin e vendit, pikërisht se ka ndjerë përgjegjësitë para jush, është bërë një avokat i pamposhtur i interesave të malësorëve të Malësisë së Madhe.
Më thoni pak, sa herë e keni dëgjuar Paulinin të çelë gojën për Malësinë e Madhe. Ja ku është këtu zonja Greta Bardeli. Në mënyrë të vazhdueshme ka ngritur në parlament problemet e qarkut të Shkodrës. Po kështu Zef Hila.
Sa herë e keni dëgjuar Benet Becin të flasë një fjalë për Shkodrën në dy vite? Asnjëherë!
I solla këto shembuj për të thënë se ndryshimi është shumë i madh, se këta janë qeveritarët tuaj. Ata janë të qytetarëve dhe do mbeten të qytetarëve.
Ky është ndryshimi esencial që duam të sjellim më 14 maj. Unë e di që Malësia e ka marrë vendimin e saj dhe Tonini bashkë me toninët e tjerë do shkojnë me Edi Ramën atje ku e meritojnë…”, tha ai

Berisha tha se 14 maji duhet të shënojë ndarjen nga regjimi aktual.
“Po përballen dy kultura, dy rryma. Njëra është e juaja, që vjen e paraqet programin, që vjen me transparencë para jush. Kurse tjetra është e bodrumit të Edi Ramës. Asnjë kandidat i tij nuk ka guxuar të dalë para jush në ekranet televizive apo në shesh dhe të debatojë me kandidatët tanë.
Edi Rama vjen këtu dhe përpiqet të mbjellë përçarje fetare me injorancë absolute. I thashë edhe asaj dite, se po të lexosh historinë e kësaj malësie, nuk e bën kurrë atë përpjekje. Jo sot, por edhe në vitet 1870, përfaqësuesit e Malësisë së Madhe i provuan Kongresit të Berlinit se pavarësisht nga fetë, ata ishin një dhe vetëm një, ishin shqiptarë dhe vetëm shqiptarë.
Këto ditë dhe orë që na ndajnë, le t’i shndërrojmë në festën e fitores. Të bashkuar siç jemi, të bëjmë gjithçka për të nxjerrë çdo qytetar të shkojë në votime”, tha Berisha aty ku u vu re edhe flamuri amerikan rreshtuar me flamurin e koalicioni, flamurin shqiptarë dhe atë të BE-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje