Politike

Berisha në Mat: Rama përdori  çdo mjet për asgjesimin e opozitës, gati për betejën tonë finale

Në 32 vjetorin e themelimit të degës së PD Mat, kryetari i PD-së, Sali Berisha, tha se Edi Rama ka përdorur të gjitha mjetet për të marrë peng opozitën.

“Ka përdorur agjenturë ruse, ka përdorur diplomatë të korruptuar, ka përdorur një monstër siç është Xhorxh Sorosi, për asgjësimin e PD-së.

Shqiptarët nuk mund të pranojnë një kryeministër që angazhohet në korrupsionin botëror kundër opozitës shqiptare.

Ndaj dhe sot, çdo demokrat dhe demokrate, çdo qytetar dhe qytetare e Matit, Klosit dhe gjithë Shqipërisë janë në një mision historik: përmbysjen e këtij monizmi të urryer…”, tha Berisha.

Kryetari i demokratëve nënvizoi se misioni i opozitës duhet të jetë largimi i kryeministrit Rama.

“Misioni ynë është largimi një minutë e më parë i Edi Ramës nga pushteti.

Ne, së shpejti kalojmë në betejën finale, kundër këtij armiku, i cili turpëron çdo vend, çdo njeriu, çdo qytetar.

Kundër këtij armiku, që zbaton parimet më të zeza ndaj kundërshtarit dhe opozitës.

Kundër këtij armiku të pabesë, të paskrupullt, që nuk ngurron t’i fusë thika edhe partnerit më kryesor strategjik të Shqipërisë.

Edi Rama ka tejkaluar çdo lloj pragu, çdo lloj vije të kuqe. Çdo ditë që qëndron është dënim, është haraç, është turp për çdo shqiptar.

Ndaj dhe të ngrihemi, t’i tregojmë botës se ne kurrë, korrupsioni nuk na mposht. Se ne kurrë fatkeqësia nuk na mposht. Se ne kurrë nuk pranojmë dhe nuk do pranojmë monizmin, përkundrazi do bëjmë gjithçka, çdo sakrificë që shqiptarët të votojnë si qytetarë të lirë.

Ndaj të bëhemi për betejën tonë finale, me çdo çmim, me çdo kusht, qytetarët duhet të votojnë të lirë”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë