Politike

Berisha “non grata”, Rama: Jam i fokusuar tek puna dhe mandati i tretë

Ai e mbështeti fushatën duke atakuar direkt figurën e Sali Berishës, por kryeministri Edi Rama me fitoren e mandatit të tretë kërkon që verbi i tij politik tanimë të fokusohet vetëm tek puna.

I pyetur mbi vendimin e DASH për shpalljen “non grata” të Sali Berishës, teksa po fokusohej tek fushata e vaksinimit, Rama u përgjigj:  

“Jam 100% i fokusuar tek puna. Ne se kemi ndalur punën asnjë ditë gjatë fushatës dhe pas fushatës se s’ka kohë për pushim. Jam i vendosur që ne të nisim një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik dhe të shmangim të gjitha ato aspektet që e kanë kthyer për shumë vite jetën politike të vendit në një telenovele rraskapitëse.

Për mua ka shumë më tepër rëndësi sesa vaksina kryhen gjatë ditës, sa përparojnë kantierët e ndërtimit, sesa angazhimet tona përmbushen pak nga pak e hap pas hapi me të gjitha vështirësitë.

Ne jemi duke punuar intensivisht për mandatin e tretë dhe do të dalim para shqiptarëve me programin e angazhimeve konkrete me kongresin tonë të 12 qershorit” tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë