Sali Berisha nuk mohoi mundësinë e kandidimit të Gazment Bardhit në zgjedhjet e ardhshme të 2025 për të qenë në garën për kryeministër.
I pyetur për hipotezat, se përse Bardhi dhe Berisha janë bashkë në një tryezë, Berisha tha se nuk do të frenojë asnjeri të marrë pjesë në garën e hapur.
“Të gjitha hipotezat mund të ngrihen, por Sali Berisha, kurrë nuk do të frenojë njeri, as Bardhin dhe cilido tjetër të marrë pjesë në çdo garë të hapur në PD. Ky është qëndrim i pandryshueshëm i Sali Berishës. Unë kam risjellë në këtë parti garën e vërtetë. Cilido eksponentë i Partisë Demokratike ka të drejtë të votohet për çdo post në Partinë Demokratike, i cili votohet. Ka një ndryshim si dita me natën midis PD sot dhe PS-së, ku nuk votohet asnjë zyrtar, ku nuk votohet asnjë, ku vetëm komunikohet. As në Partinë e Punës së Shqipërisë nuk ka ndodhur kjo. Edi Rama ka përjashtuar totalisht votën nga partia e tij”
Gjatë konferencës për gazetarët, ai u shpreh se nuk do të jetë automatikisht kryeministri i ardhshëm në rast se PD fiton zgjedhjet e 2025.
“E zgjidh çdo gjë vota. Unë jam i vetmi kryetar paritë në Evropë dhe ne botë, që kam deklaruar se pas fitores në zgjedhje nuk do të thotë automatikisht kryeministër. Do të thotë një garë e dytë e kandidatëve të tjerë për kryeministër, nga ekipi”, tha Berisha.
Pse nuk ndodh para zgjedhjeve?
“Më mire pas zgjedhjeve, se para zgjedhjeve të gjithë do votojnë Sali Berishën. Pas zgjedhjeve mund të këtë njerëz që mund të thonë, doktori e solli deri këtu dhe kërkojnë ndryshim. Dhe ja jap të drejtën për ndryshim”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje