Në të njëjtën kohë me kreun e PD-së, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha doli në një konference për shtyp në ambientet e Hotel “Rogner”.
Berisha nuk e cilësoi protestën e dhunshme, tha se ishte paqësore, protestat do të vijojë porse nuk dha afat se kur. Edhe Berisha ashtu si edhe Basha fajësoi policinë dhe tha se ishte Basha ai që po bashkëpunonte me Ramën. Për protestën e radhës apo strategjitë që do të ndiqen, Berisha tha se do të njoftohet nga Komisioni i Rithemelimit
“Policia nuk mund të ndërhynte kurrë në territorin e ndërtesës së një partie politike,
Aty nuk ndodhi asgjë kërcënuese, fakti që nuk ka një njeri të gërvishtur dëshmon karakterin paqësor të kësaj proteste. Në këtë aspekt është fituar jo pak.
E patë sot se cila është PD, e keni fjalën për peng Bashën, për ndërtesën që mban peng Basha, se PD u duk qartë sot.
Kjo parti mund ta faktojë edhe në mënyrë të fuqishme, por ka ndërmend të qëndrojë besnike e non violencës. Tani i kemi çift. Një çift i zi për jetën e shqiptare. Çifti Rama-Basha.
Diversiteti i veprimeve tona nuk do të njohë kufi”, tha Berisha.
Protesta tha Berisha, kishte qellim të hapte dyert e blinduara të selisë.
“Protesta e demokratëve ishte krejtësisht paqësore. Kjo protestë kishte detyrë të hapte dyert e blinduara të mbyllura nga Edi Rama me pengun e tij Lulzim Basha. Në fakt, protesta dyert i hapi. Nderim të madh të gjithë atyre protestuesve të cilët me guxim, vendosmëri dhe gjakftohtësi çanë blindat e Edi Ramës dhe peng Bashës pa gërvishtur qoftë edhe një person të vetëm. Por natyrisht sasitë e mëdha të gazit që u përdorën të cilat tejkalonin çdo lloj limiti ka patur ndër të tjerë kolegë tuaj, fotografë të shquar si Felix Bilani, nga toksiteti i gazit, pothuajse po humbisnin ndjenjat dhe më shumë. Banditët e Edi Ramës u panë duke qëlluar me të gjitha mjetet mbi demonstruesit. Janë të plagosur dhe kanë kaluar nëpër spitale 12 demonstrues. Janë të ndaluar pa asnjë motiv, të rinj të kapur në rrugë për fajin e vetëm se kanë marrë pjesë në protestë, rreth 40 protestues. Ajo çka më ka impresionuar më shumë është vendosmëria e protestuesve për të qëndruar të pamposhtur. Ata kanë sot vetëm një pyetje, kur do të kthehemi përsëri”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje