Politike

Berisha: Shkoni votoni, opozita po mbikëqyr dhe po mbron votën e shqiptarëve

Gazeta Si – Kryedemokrati Sali Berisha falënderuar të gjithë qytetarët që kanë marrë pjesë në votime dhe u ka bërë thirrje atyre që nuk kanë votuar që të dalin edhe të shprehin vullnetin e tyre sa më parë.

Berisha thotë se opozita po mbron me sukses të plotë votën e qytetarëve shqiptarë.

“Së pari, jam këtu për të falenderuar përzemërsisht të gjithë ata qytetarë shqiptarë, që kanë ardhur nga dhjetëra e dhjetëra vende të kontinenteve të ndryshme për të firmosur sot me votën e tyre ndryshimin. Mirënjohja ndaj tyre është e pakufishme.

Së dyti, unë dua të falënderoj përzemërsisht të gjithë ata qytetarë shqiptarë, të cilët që nga ora shtatë e mëngjesit deri në këtë kohë, janë paraqitur dhe kanë hedhur votën e tyre në kutitë e votimit.

Kanë kryer një detyrë kushtetuese jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin, veten dhe familjen e tyre.

Së treti, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që ende nuk kanë votuar, të votojnë, të paraqiten në orët në vazhdim pranë qendrave të tyre dhe të votojnë si një shërbim i jashtëzakonshëm që i bëjnë vendit, vetes dhe familjes së tyre”, – tha ai.

Ish-kryeministri garantoi qytetarët se opozita po mbikëqyr me sukses të plotë këtë proces, duke thënë se “vota e tyre ka mbrojtjen absolute të opozitës shqiptare”

Sipas tij, “çdo lloj përpjekje që po bën narkoadministrata, narkoshteti, është e destinuar të dështojë, të dështojë dhe vetëm të dështojë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë