Politike

Berisha: Padia e Alibeajt s’ka asnjë bazë, ai sillet si kryetar por nuk është i tillë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat pas daljes nga mbledhja e grupit parlamentar të PD në selinë blu ku u shpreh se Enkelejd Alibeaj pushoi së qeni kryetar i Grupit Parlamentar të PD në momentin kur sipas tij paditi partinë në gjykatë për llogari të qeverisë.

“Asnjë tolerancë. Pas vendimit të tij për të paditur PD-në për llogari të qeverisë në gjykatë, unë them se ai për mua pushon së qeni kryetar i grupit parlamentar”, tha Berisha.

Ai shtoi se padia e Alibeajt nuk ka asnjë bazë. Berisha tha se Alibeaj e konsideron veten kryetar të komanduar në PD, por nuk e njeh si të tillë.

“Padia nuk ka asnjë bazë. Është të mos pranosh një proces që sot nuk e kundërshton asnjë shqiptar. Nuk ka asnjë tagër sepse ai e konsideron veten kryetar të PD në një kohë kur ai nuk ka asnjë funksion të tillë”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë