Politike

Berisha: Pas McGonigal, radhën e ka Rama

Për gjyqin e McGonigal dhe pranimin e fajësisë për të gjitha akuzat  e ngritura në raport me Shqipërinë, ka reaguar edhe Sali Berisha.

“Bashkëfajtorë! Ndajnë fatin, e meritojnë!

Në shkurt të dy në burg.                             

Të dashur miq, dje McGonigal pranoi të gjitha akuzat penale për veprat penale të kryera në bashkëpunim direkt me Edi Ramën, Dorian Duçkën dhe Agron Nezën në Shqipëri.

Në shkurt gjykatësja në rast se pranon marrëveshjen jep vendimin deri në 5 vjet burg. Kurse për Edi Ramën, Duçkën dhe Nezën sipas avokatëve amerikanë nuk do ketë marrëveshje, por dënimet do shkojnë nga 7 deri në 15 vite!

 Prandaj Edi Ramës iu duk salla e KS si rreth i ferrit”, shkruan Berisha në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë