Kryetari i PD-së, Sali Berisha doli në një deklaratë për mediat për të bërë një përmbledhje të takimeve që ai zhvilloi në jug të vendit.
“Në të gjitha këto takime, kthehem më i motivuar se kurrë, në përpjekjen tonë për të shpëtuar Gjirokastrën dhe Shqipërinë nga regjimi absolutist i Edi Ramës.
Unë me përgjegjësi të plotë mund t’u them shqiptarëve, se jugu i Shqipërisë ndodhej në situatën më dramatike, se shpopullimi i Gjirokastrës dhe jugut është i paimagjinueshëm. Se rrënimi ekonomik si shkak kryesor i këtij shpopullimi, tejkalon të gjitha përmasat…”, tha ai
“Unë u ktheva më i impresionuar se kurrë në 30 vite nga vizita ime në Lazarat.
Konstatova se Rama dhe Tahiri kanë kryer krime kundër njerëzimit në këtë fshat, krime të vërteta, me operacionin e tyre antidrogë, bandat kriminale me uniformë nuk kanë ngurruar ti vendosin tytën e automatikut fëmijës 2-3 vjecar, nënës që mbronte fëmijët, kryeplakut të fshatit ti shkrehin armët vetëm se kishte bërë detyrën.
Në Lazarat të gjitha të dhënat janë se Rama dhe Tahiri kryen krime kundër njerëzimit. I garantoj se shumë shpejt do organizojmë skuadra e grupe hetimi dhe Ramës i them se do marrë ndëshkimin e merituar për secilin prej tyre”
Berisha foli edhe për zonat monitoritare.
“Vizitova Derviçanin, Dropullin. Po shkretohej minoriteti.
Ajo zonë ka pesë ndërmarrjet më të mëdha të Shqipërisë.
Çdo ditë ato përballen me probleme të mëdha të energjisë sepse nuk u dërgohet korrenti 20 kilovolt.
U thashë se Edi Rama mund të vijë dhe të thotë disa fjalë greqisht, por ai është hipokrit, një armik i lirive të tyre.
Ndaj u bëj thirrje që të lidhemi me një zotim solemn. Sot armik i qenies së tyre është sekti i Rilindjes, që i vjedh, i plaçkit dhe i keqtrajton ata çdo ditë”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje