Politike

Berisha: PD është një. KQZ do të njohë vendimin e gjykatës më 25 mars

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka thënë se Partia Demokratike është një dhe jo e ndarë në dy pjesë, pasi grupimi i deputetit Enkelejd Alibeaj është skemë e Ramës.

I ftuar në emisioni “Opinion”, Berisha tha se ata janë grup në PD, mund të kontribuojnë si deputetët, por nuk mund të jenë “tjetër” PD. Pyetur për zgjedhjet, ai tha se KQZ do të detyrohet të njohë PD-në e regjistruar më 25 mars, me vendim të gjykatës së Tiranës.

 “Ka një parti, nuk jemi dy pjesë. Një skemë e imponuar nga Rama nuk është PD. PD ka një përputhje të plotë me kushtetutën e saj ka përmbushur të gjitha standardet. Ka një grup, por nuk mund të quhet pjesë tjetër e PD, është një grup në PD dhe janë pjesë e PD janë të ftuar të kontribuojnë si deputetët. Ka një kushtetutë, ajo kushtetutë u jep të drejtë deputetëve dhe anëtarëve të kandidojnë në primare dhe të krijojnë fraksione brenda nëse nuk janë dakord me kryetarin. KQZ është i detyruar të njohë partinë  e regjistruar më 25 marsi me vendim të gjykatës së Tiranës. Rama ka përpjekje për të konfiskuar flamurin e PD. PD do bëj gjithçka për të çliruar flamurin dhe ne do qëndrojmë kundër tij. Ne do paraqesim vendimin e gjykatës në KQZ. Është në tagrin e këtij komisionit të vendos në përputhje me ligjin ose të bëhet vegël e Edi Ramës”, – tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë