Politike

Berisha: PD-në e bashkon vetëm vota e lirë

Përmes një bashkëbisedimi online me emigrante shqiptare në Greqi, ish kryeministri Sali Berisha tha se zgjedhjet e 6 marsit treguan se kush ishte opozita e vërtetë në vend. Ai tregoi edhe rrugën që sipas tij do bashkojë PO-në.  

“Zgjedhjet e 6 marsit dëshmuan qartë para shqiptarëve opozitën e vërtetë të vendit, ndonëse duke i marrë padrejtësisht logon PD e vërtetë mori mbështetjen e 70% të elektoratit të djathtë. Pra kemi një rikthim të fuqishëm të PD si forcë e vërtetë opozitare. Duhet ta pranoj se PD kaloi një krizë të vërtetë, e cila përbën edhe sfidën më të madhe për ne për kapërcimin e saj. Ndaj ne kemi dalë me motivin të bashkohemi të gjithë si demokrat rreth votës së lirë. Ne besojmë se vota e lirë është respektim i demokratëve. Pa votën e lirë, kjo parti nuk mundtë realizojë aspiratat e shqiptarëve. Unë kam besim, tek demokratët, kam besim në sakrificën e tyre, se ata do punojnë fort kudo që janë për bashkimin e tyre në interesin më të mirë të PD dhe vendit. Misioni i PD është historik. Ne duhet të shpetojmë shoqërinë shqiptare nga një regjim që nuk ka asgjë të përbashkët me një regjim demokratik. Nuk ndjek gjë tjetër përveç pasurimit të ministrave të vet”, tha Berisha


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë