Sali Berisha ishte në një takim entuziast në Vlorë me demokratët e këtij qyteti për të adresuar kritika ndaj Lulzim Bashës të cilin fillim e mbarim gjatë fjalës e cilësoi si ish-kryetar.
Berisha tha se Basha nuk u bë kurrë lider dhe se udhëhoqi PD-në nga disfata në disfatë.
Berisha e filloi takimin me një episod të vitit 2017 kur Lulzim Basha hoqi me një të rënë të lapsit kupolën drejtuese te partisë deri atëherë.
“Unë i kisha thënë atij se ti je lideri i thyer me aktet që ti ke kryer në zgjedhjet e 20170-ës ti nuk bëhesh dot lider, provoje, unë do të bëjë gjithçka, por je i thyer, se nuk u dilet në prit bashkëpunëtorëve dhe i ekzekuton natën se nuk të pëlqejnë ty, po te jesh burrë u thua do t’ju heq por edhe ato nuk bëhen”, tha Berisha para vlonjatëve.
Sipas tij, qysh me marrjen e partisë nga Basha, gjithçka u shndërrua në funksion të karriges së tij.
“Këto vite gjithçka u shndërrua në funksion të një njeriu por nëse ky do na conte në fitore, përkundrazi kjo u shndërrua në faktor kryesor të disfatave të përsëritura tona, sepse synonte me cdo kusht të krijonte liderin, por lideri po nuk u krijua në mendje dhe zemrat tuaja nuk bëhesh kurrë i tillë. Dhe ku përfunduam? Përfunduan se vetëm 19 përqind kishin votuar për ish-kryetarin e partisë Lulzim Basha. Zotëria në vend të dorëheqjes, mendoi për veten e tij…”, tha ai.
Duke sjellë eksperiencën e vitit 2001 kur PD-ja humbi por denoncoi zgjedhjet ndërkombëtarisht, Berisha tha se Basha duhet të bënte të njëjtën gjë.
“Ky në vend që të bënte avokatinë, të denonconte patronazhistët blerjen e votës, përdorimin e shtetit, krimit, ky u mor me karrigen e tij sepse kishte frike, e di vetë ai nga kush, e injoroi. Kjo është tradhti ndaj jush ndaj gjithë zgjedhësve që votuan për PD-në
Pse nuk u bë ai lider, nuk u bë sepse ai humbi konturet e partisë. Kudo që ti shkel partia qëndron në mbrojte të qytetarit, informon të gjithë organizatat.
Në tetë vite ky vetëm largoi masivisht dhe nuk tregon dot me gishtërinjtë e dorës të rinjtë që solli”
Më pas Berisha doli tek debati konkret. A do të kthehet ai apo jo me këtë lëvizje?
“Unë ju kam kërkuar ndjesë dhe ju garantoj se në qëndrimin tim nuk ka pasur asnjë lloj shkaku tjetër përvec një vendimi të largimit tim pa kthim, unë u largova dhe në cdo dalje largimi kam thënë është pa kthim. Unë kisha vendosur të mos kthehesha kurrë, mirëpo rrethana të tilla të zgjojnë edhe nga varri po te jesh, secili mund të pyesë doktori e ka për vete këtë, unë ju them në mënyrë absolute jo…”
Berisha nuk dha shumë detaje se cfarë hapash konkrete do të ndjeke, por nënvizoi se firmat për Kuvendin do të mblidhen dhe se në PD do të kthehen referendumet ku anëtarësia do të vendosë për gjithçka.
“Ju ftoj të vazhdojmë këtë betejë duke zgjeruar demokracinë duke u bashkuar me të gjithë kontributet tona, të gjithë investimet në 30 vite, të gjithë e kanë vendin bashkërisht duke sjellë prurje të reja dhe mbi të gjitha duke i dhënë frymëmarrje. Ju garantoj se fjala juaj me referendum, me primare të vërteta dhe jo primare ju votoni dhe vendos kryetari por ju votoni dhe ju vendosni për kandidatët, deputetët, do të jetë norma e të ardhmes”.
E ftuar në takim ishte edhe aktivistja që jeton prej vitesh në SHBA, shqiptaro-amerikania Evi Kokalari e cila tha se kishte ardhur në Tiranë vetëm për Berishën. Kokalari është gjithashtu aktiviste prej vitesh e Partisë Republikane në SHBA
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)









Lini një Përgjigje