Një ditë para diskutimit të projekt-buxhetit në Kuvend, kryetari i PD-së, Sali Berisha mblodhi grupin e tij parlamentar.
“Ju jeni dëshmitarë se si në 7 vite sipas KLSH-së janë vjedhur nga Edi Rama dhe ministrat e tij 8.2 miliardë euro dhe u garantoj se ky buxhet është një fatkeqësi e re tjetër se prapa çdo zëri të madh qëndron një vjedhje e madhe.
Këta nuk kanë të ndalur por vjedhja me buxhetin është një vjedhje e dyfishtë, është jashtëzakonisht e keqe prifide se në një anë vidhen fonde dhe shpërdorohen dhe përfundojnë në kontot e zyrtarëve dhe qytetarët nga taksat e tyre shohin në vitin e 9 pas nëntë buxheteve shohin punë publike absolutisht më të pakta sesa të një viti buxhetor. Por në qoftë se shohin punë publike më të pakta se një vit buxhetor, një barrë e tmerrshme rëndon mbi shqiptarët borxhi që qeveria merr për buxhetin.
Edi Rama po shkatërron si një fuqi e të keqes të ardhmen e këtij kombi së pari me largimin masiv nga Shqipëria e të rinjve shqiptarë së dyti me borxhin e tmerrshëm që u vendos qytetarëve shqiptarë. Pas 20 vitesh një fëmijë që lind në Shqipëri do të jetë borxhli me 21 mijë euro.
Në këtë kontekst ky buxhet shënon një rritje tjetër të Borxhit Publik, shënon një hap të rëndësishëm në falimentimin e plotë ekonomik të Shqipërisë”, tha Berisha.
Kryetari i PD u foli deputetëve edhe për situatën e nderë mes Kosovës dhe Serbisë.
“Një çështje të dytë që unë doja të paraqisja ka të bëjë me situatën në rajon. Dje zëdhënësi i Kremlin reagoi haptas dhe akuzoi, fajësoi Kosovën për krizën e krijuar nga Vuçiçi dhe ai vetë, Putini në rajon, manipulimin e paskrupullt me zyrtarët serbë në Kosovë, largimin e tyre nga institucionet, vendosjen e bandave serbo-ruse dhe futja e armatimeve, të gjitha këto si pretekst, vullnetin e qeverisë së Kosovës për të zbatuar ligjet në territorin e vendit.
Ky është një moment jo i lehtë për Kosovën. Ndaj dhe unë dua ti shpreh solidaritetin tim të plotë në emër të PD dhe tuajin qeverisë së Kosovës, qytetarëve të Kosovës dhe të dënoj me forcën më të madhe ndërhyrjen e Kremlinit dhe Beogradit në punët e brendshme të Kosovës.
E gjitha kjo që ndodh është një përpjekje flagrante e Aleksandër Vuçiç për të mbajtur shtetin serb në Kosovë. Ai nuk e fsheh këtë…
E vërteta është se, kriza aktuale në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë, vetëm në aparencë ka problemin e targave. Por në thelb është projekti i Serbisë së madhe dhe konfliktit që Putini i madh edhe Putini i vogël duan të ndezin në Ballkan.
Dua të theksoj se në çdo rrethanë Vuçiç duhet ta ketë të qartë se shqiptarët do të reagojnë si komb i vetëm dhe të mos llogarisë asgjë tek vasali i tij në Tirana, Edi Rama, pasi shqiptarët e kanë të qartë që ai përfaqëson thjesht një vegël të tij, një tradhtar të vërtetë të kombit shqiptar”, tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje