Gazeta Si – Pas ndërprerjes së seancës plenare, ku shkak ishte dhuna fizike mes deputetëve të PD-së dhe PS-së, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk lejon ngritjen e komisioneve hetimore, pasi në dhunim flagrant të Kushtetutës pasuron anëtarë të familjes së tij.
Ai shtoi se opozita po bën një betejë të fortë për qytetarët në Kuvend, e cila do të jetë pa kthim pas.
“Me akte të turpshme antiligjore po cenohet jeta parlamentare. opozita po bën një betejë në emër të qytetarëve, në të cilën kërkon rivendosjen e të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës në parlament. Edi Rama ka anuluar dhe pezulluar komisionet parlamentare, pas ai vetë është flamuri i zi i korrupsionit në vend, – tha Berisha. – Ai favorizon dhe pasuron anëtarët e familjes së tij. Ai është personi për të cilin OSBE deklaroi se ka të fshehura 200 milionë euro në banka off-shore”, u shpreh Berisha.
Teksa nuk komentoi përplasjen fizike mes deputetit Bledion Nallbati dhe Vullnet Sinajt, Berisha paralajmëroi se beteja e opozitës është pa kthim.
“Mazhoranca mund të përjashtojë opozitën, por popullin nuk e përjashton dot. Është betejë pa kthim, hiqeni nga mendja! Jemi të vendosur të mbrojmë pluralizmin, nuk ka Parlament pa komisione hetimore”, përfundoi kreu i Rithemelimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje