Politike

Berisha: Protesta të gjata për të shkatërruar Ramën

Gazeta Si – Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se është shumë i vonuar për zhvillimin e protestave, duke lënë të kuptohet se shumë shpejt qytetarët do të dalin në rrugë për të shkatërruar këtë regjim.

Gjatë mbledhjes së kryesisë, Berisha theksoi se “Edi Rama duhet të marrë të gjitha mësimet që meriton për dhunimin që i ka bërë votës së shqiptarëve”.

“Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për ti mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë. Protesta e gjatë e qëndrueshme, shkatërrimtare për këtë regjim është jetike dhe vendimtare për të ecur në rrugën e demokracisë. Në këtë vend nuk zbatohet më asnjë ligj. Institucionit janë në funksion të pushtetit absolut të Ramës”.

Berisha u shpreh se “qytetarët janë të përjashtuar nga gjithçka. Nuk ekzistojnë qytetarë në Shqipëri, sepse ekzistojnë interesa të kësaj nomenklaturë të kalbur. Përgjigjja popullore ndaj tyre është rruga më jetike, më e domosdoshme dhe është detyra jonë që këtë mesazh ta përcjellim në çdo zemër, në çdo vatër e derë të shqiptarëve”.

Sipas tij, “ky pushtet është pushteti i dhunimit të votës. Askush nuk mund t’i diktojë shqiptarë të pranojë një pushtet që vjen nga vota e dhunuar e patronazhistëve, terroristë të kuq të votës. Edi Rama duhet të marrë të gjitha mësimet që meriton për dhunimin që i ka bërë votës së shqiptarëve”, tha Berisha”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë