Politike

Berisha: Protestat nuk po i organizoj unë, po merrem me bashkimin e PD

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se po merret personalisht për bashkimin e Partisë Demokratike.

“Unë vetëm kaq mund t’ju them ju. Po merrem me intensitetin më të madh për bashkimin e Partisë Demokratike”, tha shkurt Berisha për mediat.

Ai mohoi që të jetë organizator i protestave, por theksoi se i mbështet ato. “Po i mbështes me të gjithë forcën, por nuk po i organizoj”, tha Berisha.

Ndërsa i pyetur si po shkon procesi gjyqësor për shpalljen non grata Berisha tha: “Nuk kam një komunikim të fundit. Berisha merret me transparencën dhe sot ishte një rast të rikujtoja atë që thashë’.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë