Politike

Berisha publikon spotin: Fetat e vjedhura të ‘tepsisë’ së Ramës  

Sali Berisha ka publikuar spotin me titull “Shqipëria nuk është e varfër, Shqipëria është e vjedhur”.

Përmes disa simboleve figurative si tepsia dhe byreku, Berisha vendos në qendër të spotit vjedhjet që, sipas tij, janë bërë nga kjo qeverisje.

“…Miliona euro u vodhën për luksin e shfrenuar të Rilindjes. 21 milionë euro për fluturimet e Ramës me avion taksi.

Darkat 10 mijë euro në restorante të shtrenjta. 4 milionë euro për oborrin e Kryeministrisë, që vetëm Edi Rama mund ta shohë.

Në një vit shqiptarët kanë humbur një rrogë.

Inceneratorët që nuk ekzistojnë janë vjedhja më e madhe në historinë e Shqipërisë. 430 milionë euro, me vetë firmat e Ramës dhe Veliajt. Me aq para pensionet dyfishoheshin. KLSH ka raportuar 1.2 miliardë euro të vjedhura në 10 vite. Me aq para çdo rrogë do të ishte rritur me dyfish.

Sulmet që Edi Rama u bën mediave dhe shqiptarët do t’i paguajnë deri në 1.6 miliardë euro.

Një tjetër faturë që rroga do të mund të mbidyfishoheshin.

Vjedhja tjetër ndodh me bashkitë. Me rilindjen urbane 2.3 miliardë janë hedhur në fasada dhe sheshe. Ky çmim nuk justifikon as përafërsisht kostot e investimit…” thuhet në spotin e publikuar nga Berisha


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë