Politike

Berisha: Rama darkonte te lokali i biznesmenit të arrestuar Pëllumb Gjoka. Balla përfaqësuesi politik i krimit

Nga Gazeta ‘Si’ – Ish-kryeministri Sali Berisha nga tryeza e debatit “Pushteti i Krimit”, akuzoi kryeministrin Edi Rama për lidhje me biznesmenin Pëllumb Gjoka, i arrestuar së fundmi.

Ai tha se kryeministri Edi Rama darkonte në hotelin e Pëllumb Gjokës dhe për shpërblim i shpallte hotelin si ‘hotel me 5 yje’.

“Rezultatet e regjistrimeve të SKY ECC dhe EncroChat, kanë bërë autopsinë e këtij krimi. Por ai ka qenë i njohur. Nëse marrim Pëllumb Gjokën, baronin e drogës dhe vrasjeve, mikun e Edi Ramës, e dinë që ka bërë vrasje për të marrë tokën në Velipojë, e dinë që ka shkelmuar vendimet e gjykatave për të marrë pronat, e dinë që për një motel- Edi Rama që drekonte dhe darkonte me të- ia shpallte si hotel me pesë yje për t’i dhënë bashkë me Oltin licencën e kazinozë.

Shqiptarët i kanë denoncuar këto, nuk kanë heshtur. Ai që quhet qytetar dixhital, që është qytetar real, i guximshëm, i ka denoncuar të gjitha. Me gjithë këto denoncime, Pëllumb Gjoka jo vetëm nuk lëkundej, por merr shpërblimin, merr titullin e investitorit strategjik. Edi Rama ka lejtnantë të tjerë edhe më të fuqishëm. Shoqëria shqiptare duhet të reagojë, ndryshe është në suicid. Opozita shqiptare duhet të reagojë, ndryshe është në suicid. Është në një rreth fatal, ku vota shndërrohet në krim dhe krimi në votë. Nuk ka hanxhar më të mprehtë mbi kokën e një kombi se ky hanxhar.

Ju e dini, nuk ka nevojë të jap shembuj, por Bajrët me Pëllumb Gjokën, vendosën Shkodrën në pushtim të plotë”, u shpreh Berisha.

Gjithashtu Berisha e cilësoi Ballën si përfaqësuesin politik të botës së krimit.

“Rama emëroi në krye të ministrisë personin që është i interceptuar duke ndërsyer banditët kundër kundërshtarëve politikë, Taulant Ballën.

Emëron Taulant Ballën, që jo vetëm në telefonat e kriptuar, por edhe në telefonat të organeve ligjzbatuese të Shqipërisë, është i regjistruar në të gjitha variantet.Është politikani më i regjistruar në të gjitha variantet, duke komanduar bandat, duke porositur vrasjet. Që i shkatërrohen përgjimet me vendim gjykate dhe prokurori. Është i denoncuar në sallën e gjyqit si një njeri që është angazhuar në porosi vrasje”, Berisha.

Ndërsa bëri këtë krahasim, tha se Saimir Tahiri nuk ishte as një e treta e Ballës për krimin.

Ish-kryeministri sulmoi dhe kreun e AMP-së, Ardi Veliun duke deklaruar se ka krijuar kanal privat komunikimi, duke survejuar dje opozitën. Ndërsa bëri thirrje që shoqëria shqiptare të ngrihet pasi do të pësonte vetëvrasje nga kjo heshtje Berisha sulmoi dhe shefen e SHISH, Vlora Osmani.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë