Ish-kryeministri Sali Berisha jashtë dyerve të Kuvendit ka thënë për gazetarët se posti i Ministres së Jashtme ishte paracaktuar për Elisa Spiropalin, por emri i saj u ndryshua në minutat e fundit.
Sipas Berishës, Rama ndryshoi emërimin e saj në momentet e fundit pas daljes së një video ku Spiropali sipas tij “shfaqet duke bërë mbledhje me bandat e Bajrave dhe Pëllumb Gjokën”.
“Të gjitha ndryshimet e qeverisë kishin diktat krimin, largohet Olta Xhaçka pasi bëri investitor strategjik burrin iu vërsul pronave të ushtrisë.
Spiropali bënte mbledhje me grupin e Bajrave dhe Pëllumb Gjokën, e bandat e tjera të Shkodrës në një hotel kjo detyroi Ramën të anulonte emërimin e saj. Sapo të më bjerë në dorë video do ta publikoj. E patë si nxinte Eliza në Asamble, ajo ra në sy nga të gjithë, iu bënë pluhur ëndrrat për tu bërë Ministre e Jashtme nga një video që qarkullon me Bajrat”, tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje