Politike

Berisha: Rama po sillet si pushtues, më afër është me Serbinë se me Kosovën

Gazeta Si – Në një takim me qytetarët në Kolonjë, ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama për Ballkanin e Hapur.

Sipas ish-kryeministrit, me Ballkanin e Hapur synohet që Shqipëria ta bëhet pjesë e Jugosllavisë së vjetër.

Për këtë, Berisha akuzon Kryeministrin Edi Rama dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

“Ky po sillet si një pushtues i vërtetë me shqiptarët. Ndihet më afër me Vuçiçin se me Kurtin. Sepse Albin Kurtit nuk pranon Ballkanin e Hapur. Marrëdhëniet shqiptaro-serbe nuk mund të jenë kurrë të vërteta nëse ato nuk kalojnë nga Prishtina”.

Kreu i PD-së e quajti kryeministrin Edi Rama si “pushtues”, ndërsa vuri theksin te shpopullimi i vendit.  Ndër të tjera, ish-kryeministri u kërkoi qytetarëve që të angazhohen.

Ai paralajmëroi se vendi është në rrezik për shkak të qeverisjes së korruptuar të kryeministrit Rama.

“Një vend që po shpopullohet me shpejtësi marramendëse. Vitin e kaluar kishim më shumë vdekje se lindje në vendin tonë. Ato do merren parasysh nga PD”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë