Politike

Berisha rikthehet në Tropojë: Të mërkurën takim më demokratët

Kur ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi takimin e tij me demokratët në Kukës, shumëkush mendoi se ai do të ndalte edhe në Tropojë. Por kjo gjë nuk ndodhi.

Berisha lajmëroi një tjetër takim në një tjetër vend shumë më larg vendlindjes së tij.

Sali Berisha ka vendosur ta mbajë nesër takimin e tij në orën 16:30 në Pallatin e Kulturës të qytetit Bajram Curri.

“Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.

Ftoj të gjithë demokratet dhe demokratët e Tropojës të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë!”, shkruan Berisha në Facebook.

Ndoshta edhe për shkak të shkëputjes nga takimet me bazën, Berishën kishim kohë që nuk e kishim parë në Tropojë në një takim politik.

Rikthimi i tij në vendlindje, kësaj here në një aktivitet politik merr një rëndësi tjetër për të.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë