Politike

Berisha: Shkrirja e Akademisë Albanologjike, një akt antiligjor e antikombëtar i Edi Ramës

Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të qeverisë së Edi Ramës për të shkrirë Akademinë e Albanologjisë.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha e ka quajtur një akt antikombëtar dhe antiligjor dhe se Edi Rama po ndërmerr një sulm të hapur kundër albanologjisë, gjuhës shqipe, shkencave të etnogjenezës, identitetit tonë kombëtar.

‘Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë vendim antishqiptar dhe antiligjor të Edi Ramës si një goditje asgjesuese për studimet e gjuhës shqipe, shkencave të etnogjenezës dhe kërkoj anullimin e tij të menjëhershëm’, shkruan Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë