Kryetari i PD-së, Sali Berisha nuk ishte në seancën e të enjtes në Kuvend për shkak së është i përjashtuar nga punimet me 10 ditë.
Ai nuk mundi të flasë nga foltorja e Kuvendit, por nga selia e PD-së po, duke mbledhur jashtë radhe grupin parlamentar. Sipas Berishës Kuvendi duhet të ketë vetëm një qëllim: “Parlamenti nuk mund të ketë në mënyrë absolute, asnjë minutë punë normale përveçse debatit, mocionit me debat ndaj Edi Ramës. Ky është si parlament, dhe duhet të përgatitemi për rezistencë të fuqishme në parlament.
Ne nuk mund të pranojmë një kryetar qeverie, një kryeministër si Edi Rama, nuk e pranojmë ne atë.
Të vijë aty, t’ja tregojmë fytyrën siç e ka përpara të gjithë shqiptarëve. Të vijë dhe aty, dhe të hapë debatin për këtë aferë të tmerrshme, ku gjer në vesh janë zhytur Taulant Balla, Damian Gjiknuri, zëdhënës ndër më besnikët të interesave ruse në Shqipëri”, tha ndër të tjera Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje