Në 24 orët e fundit, kryetari i PD-së, Sali Berisha ka postuar ne faqen e tij Facebook thirrje individuale nga bota akademike, studentore, aktrimit, biznesit me qëllim pjesëmarrjen e sotme në protestën e thirrur në orën 19.00 para kryeministrisë.
Selia blu ka kërkuar leje në Policinë e Tiranës për protestën nga ora 19:00 deri në 21:00, ndërsa është mësuar se në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” do të kufizohet qarkullimi rrugor për automjetet prej orës 16:00.
Policia thotë se do të ketë edhe bllokime të pjesshme në disa rrugë të Tiranës në varësi të lëvizjeve të tubuesve.
Segmentet rrugore që do të bllokohen, janë:
-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”;
-Rruga “Gjergj Fishta”;
-Bulevardi “Bajram Curri”;
-Bulevardi Zhan D’Ark.
Policia apelon të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore. Ndërkohë, rreth një mijë forca policore do të angazhohen në kryeqytet.
Ndërkohë në rrugë ka nisur ‘zbarkimi’ i autobotëve të ujit, që përdoren kryesisht për shpërndarjen e turmave.

Gjatë natës, duke u gdhirë e enjtja janë blinduar dyert e përparme të godinës së kryeministrisë
Është zhvendosur gjithashtu edhe instalacioni “Kërpudha”, që u rindërtua pas dëmtimeve që mori para do vitesh në një nga protestat opozitare.
Gjatë zhvillimit të protestës, kryeministri Edi Rama nuk do të jetë në Tiranë. Ai ka lajmëruar se do të marrë pjesë në inaugurimin e By Pass-it të Vlorës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje