Politike

Berisha: Të dhënat e TIMS u vodhën për fshehur udhëtimet me çarter të Ramës e Ballës

Në konferencën e sotme për shtyp, ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar gushtin si muajin e krimit.
Fillimisht ai foli për operacionin “Metamorfoza”, duke deklaruar se 60 % e të kërkuarve nuk u arrestuan, pasi vrasësit u larguan.

“Gushti ishte muaji i krimit sepse si kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi, në krye të Ministrisë së Rendit vendoset politikani me lidhje të certifikuara nga organet ligjzbatuese të Shqipërisë dhe ndërkombëtare më të fuqishme, me bandat; dhe ky është Taulant Balla. Taulant Balla ka komunikime konkrete me eksponentë kryesorë të krimit ndërkombëtar. Ishte një muaj revanshi për krimin sepse me vendosjen në krye të ministrisë së krimit, Behar Bajri dhe Denis Bajri u zhdukën – dy vrasësit e organizatës kriminale të Pëllumb Gjokës dhe Edi Ramës”, deklaroi Berisha. Më tej ish- kryeministri theksoi se prokurorët Kondili e Nakuçi liruan Barjat.

Çështja tjetër e denoncimeve të Berishës, ishte ajo e vjedhjes së të dhënave në sistemin TIMS. “Ervin Muço, i dërguar direkt nga Edi Rama pas Taulant Ballës, për të ekzekutuar këtë krim të shëmtuar, kur atij nuk iu bindën punonjësit, të cilët unw i përgëzoj, ai shkoi dhe mori kompani private dhe i mori serverat në komisariat dhe i nxori të dhënat. Kjo është vepër e Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Atyre u duhet të shuajnë të dhënat e çarterave. McGonigalin e ka sjellë Duçka dhjetë herë me çarter këtu. Alberto Preseci dhe Flavio Tosi kanë ardhur te Erion Veliaj me dhjetëra herë me çarter”, theksoi Berisha. Më pas shigjetimet ndaj kryebashkiakut Veliaj i lëshoi edhe duke e akuzuar për inceneratorin e Tiranës, duke theksuar se SPAK po e amniston.

“A ka gjë më qesharake se sot kanë arrestuar në Morinë një person se po bënte kontrabandë, por të arrestosh këtë dhe të amnistosh Erion Veliajn, nuk ka pabarazi më të turpshme para ligjit. Të sekuestrosh djegësin dhe të mos ndalosh pagesat, të mos arrestosh Erion Veliajn, i cili është personi që ka ndryshuar praktikën e trajtimit të mbetjeve, i cili falsifikon vendimin e Këshillit Bashkiak dhe të Këshillit të Qarkut?
A ka krim më të shëmtuar se të akuzosh Arben Ahmetajn, që e meriton plotësisht, i cili e ka kryer katër herë kërkesën e Erion Veliajt për leverdissshmërinë e djegësit të Tiranës, kurse këtë që ka bërë kërkesën, nuk e arreston, por e amniston. A e dini se edhe sot, paratë derdhen në kontot e Zotos dhe Mërtirit? A e dini ju se Erion Veliaj është zotuar me firmën e tij se do tw kontrollojë çdo muaj punimet? Gushti ishte revansh i krimit sepse Erion Veliaj është personi më i ekspozuar ndaj kësaj vepre që shkon në 1 miliard euro”, tha Berisha.

Berisha e lidhi emrin e Ervin Muços edhe me problemet me Kadastrën, duke u shprehur se ajo është në duart e krimit dhe të klaneve të drogës. “Asnjë qytetar nuk e ka pronën më të sigurtw, me ndërhyrjet e Ervin Muçës në kadastër. Kadastra e Shqipërisë është në duart e klaneve të drogës. Janw tw tmerrshme operacionet që ka udhëhequr Ervin Muço, të cilat njësoj si me TIMS-in, janw duart e zeza të mafies mund të krijojnë çdo lloj ndryshimi në kadastër”, theksoi Berisha.

Akuzat më të forta i ka adresuar ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, duke e akuzuar si hajdut dhe vrasës.
“Beqaj është hajdut vrasës. Sepse Beqaj ka zëvendësuar një sistem që ekzistonte, jo i përsosur, e them. Prandaj kishim blerë një aparaturë ultramoderne për ta përmirësuar. Ka zëvendësuar këtë sistem me një tjetër me kosto 80 herë më të lartë. Beqaj është vampir, se ka urdhëruar të pakësohen 1 mijë operacione në muaj”, theksoi Berisha. Më tej ai shtoi se “vetëm Tom Doshi me cilësinë e tij, ka marrë 3 mijë tendera. Prandaj krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë