Politike

Berisha: Ushtria në kolaps të plotë

Duke iu referuar qytetarit dixhital (në këtë rast një oficeri të ushtrisë) Kryetari i PD-së, Sali Berisha shkruan se gjysma e ushtarëve kanë dorëzuar dorëheqjen në komandat e tyre për shkak të rrogave të ulëta dhe kushteve të papërshtatshme.

“Oficerë madhorë të saj punojnë pasdite në bare dhe restorante për të plotësuar rrogat e ulëta që marrin.

Të gjithë helikopterët nuk ngrihen dot më në ajër.

Anijet e flotës detare nuk janë në gadishmeri.

I bej thirrje NATO-s të ndërmarrë një inspektim për vlerësimin e gjendjes tejet të rëndë të forcave të armatosura të një vendi anëtar të saj!…”, shkruan Berisha


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë