Politike

Berisha: Vendimi i Bashës nën kërcënim dhe nul. Vrau PD-në, e bëri satelit të Ramës, do kthej sovranitetin e partisë

Sali Berisha do të jetë të premten në Kuvend pavarësisht vendimit të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, se ai nuk do mund të përfaqësojë PD në Kuvend deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore ndaj tij për transparencë dhe zbardhjes së plotë të kësaj çështje në rrugë gjyqësore.

Në dy intervista të njëpasnjëshme njëherë tek “Syri Tv” dhe një tjetër tek “Opinion” në TV KLAN , Berisha tha se vendimi i Bashës është nul i pa mbështetur në statut.

Berisha paralajmëroi se ai do të ndjekë rrugën e marrjes se PD përmes asaj që ai e cilësoi si rivendosje të sovranitetit të PD-së.  

Berisha tha se Basha ka marrë vendime nën presion dhe i kërcenuar, por nuk përmendi se cfarë kërcënimi, tha gjithashtu se vete ai ishte kërcënuar me dy fëmijët e tij porse vendimi i tij kishte qenë i drejtë.

“Do të ndjek qasjen që do të sjellë rivendosjen e PD-së, Berisha do të bëjë gjithcka për rikthimin e saj në një force politike sovrane…

Sot me mua janë shumica dërrmuese e demokratëve shqiptare dhe jo vetëm atyre sepse të gjithë janë pro-amerikane por nuk mund të konceptoj që një vend tjetër një qeveri tjetër mbi baza lobimi kryekëput korruptive të marre një vendim ndaj një njeriu që ka tetë vite në opozitë…”

Berisha tha disa herë se Basha ka shkelmuar sovranitetin e PD-së gjë të cilën ai dhe askush nuk ka një mandat të tillë.

Por cfarë duhet të bënte Basha?

“Ai duhet të mblidhte të paktën ose referendum ose Kuvendin e PD dhe në Kuvend të shtonte vetëm kaq të shtojmë në statut të partisë largimin nga deputet të atyre personave që sanksionohen nga partnerët tanë pastaj e votonte këtë kongresi”

A ka ai ambicie të tentojë rikthimin në PD?

“Ambicia ime është një dhe vetëm një në planin e brendshëm do të bëj gjithçka t’i rikthej PD sovranitetin dhe t’i kthehet vendit si opozitë e vërtetë qoftë edhe në cdo forcë por parimore dhe se dyti e kam thënë me kohë jam i hapur për cdo lloj posti në kuadrin kushtetues të këtij vendi…”, tha ai 

Berisha tha se provimi nga sovraniteti e ka shkatërruar përfundimisht PD-në dhe se Basha duhet të jepte dorëheqjen që pas humbjes së PD-së në zgjedhjet e 25 Prillit.

Por si e mori vesh vendimin e Bashës dhe sa e papritur ishte për të?

“Kam komunikuar dhe i kam thënë këto që po i u them juve. Unë e dija që ishte në presion, por nuk ma merrte mendja që të shpallte një vendim personal. Pas këtij vendimi do bëj të njëjtën gjë që kam deklaruar. Nuk ka qenë problem i thjeshtë. Basha është kërcënuar për sanksione. Ka vendosur t’i bëjë gjëmën PD-së. Ka dorëzuar për shkak të lobimit korruptiv të Edi Ramës dhe George Soros, sovranitetit të saj. Sali Berisha ka ndjekur vetëm një rrugë, kam ndjekur rrugën gjyqësore. Nuk i kam kërkuar asnjë ndihmë, ia kam bërë të qartë kryetarit. Kam kërkuar transparencë.

Nuk kam kërkuar asgjë tjetër. Kam me qindra miq, kam zgjedhur këtë qëndrim. Nuk do i kërkoj askujt, më kanë kërcënuar me fëmijët, me çdo gjë, unë po ky jam. Unë këtë rrugë kam ndjekur. Nuk besoj se sekretari i shtetit, që e kam takuar njëherë. Nesër do shkoj në parlament, padiskutim. Me veprimin e tij, kryedemokrati shkelmoi parimet themelore, PD e kanë themeluar studentët e intelektualët. Në kulmin e rrethimit. Sot Lulzim Basha nën presionin e madh të lobimit të Ramës-Sorosit, shpall një vendim më të paligjshmin në historinë e pluralizmit shqiptar deri më sot”

“Basha më ka marrë në telefon një gjysmë ore para se të bënte komunikimin në media. Unë i kam thënë e kuptoj që ka qenë në presion të madh, por pavarësisht nga presionet, ka vendime që njeriu nuk pranon t’i marrë kurrë. Sot PD u shndërrua në një parti pa sovranitet që dorëzohet e tëra. Nëse një force politike ja caktojnë të tjerët deputetët ajo force politike nuk mund të ekzistojë. Ka një gjë, Basha mund të futej në sanksione, PD mund të futej në sanksione, por 1000 herë më mirë të mbetej sovrane”, tha Berisha në emisionin “Opinion”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë