Bota

Berluskoni kundër një takimi me Zelenskin. Ukraina: Puth duart e gjakosura të Putinit

Gazeta Si – Silvio Berluskoni deklaroi se nuk do të dëshironte të takohej me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski, pasi Giorgia Meloni bëri të njëjtën gjë në Bruksel javën e kaluar.

Nuk është hera e parë që partneri i koalicionit, Berluskoni kthehet kundër kryeministres së vendit të tij për këtë çështje.

“Ne jemi dëshmitarë të shkatërrimit të vendit tuaj dhe masakrës së ushtarëve dhe civilëve të tij. Mjaftonte që Zelensky të ndalonte së sulmuari dy republikat autonome të Donbasit dhe kjo nuk do të kishte ndodhur, ndaj e gjykoj shumë, shumë negativisht sjelljen e tij”, tha Berlusconi.

Lideri i Forza Italia, i pyetur nga gazetarët teksa po largohej nga qendra e votimit, shpjegoi gjithashtu se, sipas tij ka vetëm një mënyrë për t’i dhënë fund luftës:

“Biden duhet të marrë Zelensky dhe t’i thotë që  është në dispozicionin e Ukrainës kur të mbarojë lufta m një plan 9 trilion dollarë për të rindërtuar Ukrainën, me një kusht, që nesër të urdhërosjë armëpushim, edhe sepse duke filluar nga nesër nuk do t’ju japim më dollarë dhe nuk do t’ju japim më armë

Ndërkohë Kievi ka reaguar menjëherë, duke deklaruar se ish-kryeministri italian “puth duart e gjakosura të Putinit”.

Akuzat e pakuptimta të Berlusconit kundër Zelenskyt  janë një përpjekje për të puthur duart e Putinit, të cilat janë gjakosur deri në bërryla. Një përpjekje për të provuar besnikërinë e tij ndaj diktatorit rus”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës Nikolenko.

Ai rikujtoi kur  kishte punuar në Libi në vitin 2010 kur kryeministri i atëhershëm takoi Gadafin dhe “i puthi duart e diktatorit për të treguar besnikëri. Duke përhapur propagandën ruse, ai inkurajon Moskën të vazhdojë krimet e saj dhe për këtë arsye ka përgjegjësi politike dhe morale. Ne vlerësojmë shumë reagimin e menjëhershëm të Melonit, e cila ripohoi mbështetjen e saj të palëkundur për Ukrainën”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë