Gazeta Si – Ish-kryeministri italian dhe lideri aktual i partisë Forza Italia, Silvio Berluskoni, ka deklaruar se “së bashku me Angela Merkel mund të përpiqet të ndërmjetësojë me Putinin për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë”.
“Qëllimi, natyrisht, është t’i jepet fund luftës Rusi-Ukrainë. Në këtë fazë, nuk shoh ndonjë humbje financiare për Putinin. Besoj se është në gjendje të përballojë sanksionet dhe miratimin për vendosjen e tavanit për gazin natyror, por mbështes qëndrimin e Bashkimit Europian”, tha miliarderi dhe ish-kryeministri italian.
Në fillim të prillit, Berluskoni tha se ishte i zhgënjyer me veprimet e presidentit rus Vladimir Putin në lidhje me ngjarjet në Ukrainë.
Situata ndërkombëtare është një nga temat e nxehta dhe Berluskoni me njëfarë keqardhje flet për zhgënjimin ndaj presidentit rus.
“Unë personalisht nuk mund të devijoj nga qëndrimi i qeverisë italiane, i Evropës dhe i gjithë Perëndimit, por më vjen keq dhe jam i zhgënjyer”, thotë ai në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me sanksionet evropiane ndaj Rusisë.
“I zhgënjyer, nga fakti që Rusia në vend që të bënte atë që gjithmonë kam ëndërruar, që është anëtarësimi në BE, zgjodhi të forcojë marrëdhëniet e saj me Kinën”. Prandaj “më vjen keq” kur pashë Putinin “të hedhur në krahët e Kinës”.
Berluskoni tha gjithashtu se ishte i bindur se sanksionet nuk e dëmtonin Putinin, i cili “është absolutisht i aftë të rezistojë” pasi – shton ai – “kërkesat janë zhvilluar nga Kina dhe India dhe unë nuk shoh ndonjë humbje për të”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje