Sport

Bermuda në histori, vendi më i vogël që fiton një medalje të artë

Gara e triatlonit për femra ka hyrë në historinë olimpike. Atë e ka fituar sportistja nga Bermuda, Flora Duffy. Vendi i vogël që ndodhet në arqipelagun e Oqeanit Atlantik, me dominancë britanike, ka fituar medaljen e parë të artë në histori. Me 64.000 banorë, është vendi më i vogël në histori që arrin këtë sukses në Olimpiadë.

Në hartën e Lojërave Olimpike është përfshirë në Montreal 1976, kur Clarence Hill fitoi medaljen e bronzit në peshat e rënda në boks, por në majën më të lartë të podit nuk ishte ngjitur asnjëherë. Është mrekullia dhe magjia e Olimpiadave. Të hënën ishte hera e parë për Filipinet.

Flora Daffy. Gazeta Si, 27 korrik 2021

Merita është e Flora Daffy, një 34-vjeçare britanike që garon për Bermudën në Olimpiadën e 4-t të saj. Ia ka dalë më parë të shpallet kampione e botës në vitet 2016 dhe 2017. Ajo fitoi garën e triatlonit, duke sfiduar edhe kushtet e vështira atmosferike me erë, shi dhe një i nxehtë i lagësht.

Ndryshe nga gara e meshkujve, që u zhvillua një ditë më parë, te femrat pati që në fillim një shkëputje pas fraksionit të ujit. Në fund të fraksionit të biçiklitës grupi u reduktua në 5 sportiste dhe në atë tëvrapimit Flora bëri diferencën, duke e mbyllur garën me kohën 1h55’36”. Britanikja Georgia Taylor-Broën futoi medaljen e argjendtë, ndërsa amerikania Katie Zeferes fitoi medaljen e bronzit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë