Njerëzit që drejtojnë sot futbollin në Shqipëri jo pak herë kanë pasur probleme me ligjin, por kohët e fundit rastet janë shtuar. Rasti më i fundit është ai i presidentit të Besëlidhjes, Gjok Noka, i dënuar sot me 4 vite burg, për shkak të shpërdorimit të detyrës në kohën kur ka qenë kryetar i Qarkut të Lezhës.
Noka është i përfshirë në çështjen e tjetërsimit të pronave te “Rana e hedhun” në Lezhë. Për këtë çështje është dënuar sot edhe kryebashkiaku i mëparshëm, Fran Frrokaj, edhe ai me 4 vite burg, si dhe presidenti i Shënkollit, ekip i Kategorisë së Dytë, Artan Djala, i cili ka mbajtur detyrën e drejtorit të hipotekës së Lezhës.
Një tjetër goditje kjo për futbollin, por që në vendin tonë është bërë si diçka e zakonshme vitet e fundit. Kujtojmë që më parë të tjerë presidentë klubesh janë dënuar nga gjykatat për shkak të probleme me ligjin. Disa muaj më parë u dënua presidenti i Turbinës, Gentian Gjoka, vite më parë presidenti i Elbasanit, Arben Laze. Futbolli shpesh ka shërbyer si “mburojë” për biznesmenët që kanë pasur probleme me drejtësinë.
Aktualisht ka një përplasje mes Ligës Profesioniste dhe qeverisë dhe ndoshta është momenti më i mirë për të formalizuar futbollin, ku gjithçka të jetë transparente sa i takon burimit të parave që investohen sot në sportin më popullor në planet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje