Politike

Betohen ministrat e kabinetit “Rama 3” shmanget fotoja me Metën në Presidencë

Ceremonia e betimit të ministrave të kabinetit “Rama 3” nuk u përcoll Live nga Presidenca. Ceremonia zgjati vetëm 14 minuta, aq sa koha për të hyrë, bërë betimin dhe për të zbritur sërish shkallët e Presidencnës.

 

Bashkë me kryeministrin Rama  ministrat u larguan në këmbë drejt Kryeministrisë, aty ku u shkrep edhe fotoja zyrtare, dhe jo më në shkallet e Presincës sikundër ka ndodhur zakonisht.  

Kabineti i ri i qeverisë “Rama 3” përbëhet nga 16 ministra, mes të cilëve 12 gra dhe 5 burra, bashkë me kryeministrin.

Qeveria e re mori votëbesimin në seancën maratonë, e cila filloi në orën 10:00 të së enjtes dhe përfundoi mëngjesin e të premtes. Kabineti i ri qeveritar mori 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim.

Po me nismën e Partisë Socialiste Kuvendi shkarkoi me 104 vota pro Presidentin Ilir Meta, me argumentin që ai kishte bërë “shkelje të rënda të Kushtetutës”. Megjithatë kreu i shtetit vijoi detyrën, duke u respektuar formalisht edhe nga mazhoranca sa kohë që për mandatin e kreut të shtetit vendos vetëm Gjykata Kushtetuese.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë