Pas Pensilvanisë, Joe Biden ka fituar sot zgjedhjet presidenciale në shtetin e Arizonës, duke i tejkaluar edhe më shumë votat e nevojshme në Kolegjin Elektoral.
Biden ka fituar 11 vota elektorale në Arizona, pas pothuajse një javë që kur u mbajtën zgjedhjet presidenciale më 3 nëntor. Me fitoren në Arizona, Biden ka 290 vota elektorale, ndërkohë që presidenti amerikan, Donald Trump 217.
Fitorja e tij në këtë shtet ishte parashikuar nga mediat më 3 nëntor, duke nxitur kritika të ashpra nga Trump. Deri më 12 nëntor, Biden po printe në Arizona me 49,4 % kundrejt 49,1 për qind të votave që kishte Trump.
Fitorja e Bidenit në Arizona përmbush qëllimin e demokratëve që të rrëmbejnë një bastion që për shumë vite me radhë kishte qenë nën dominimin e republikanëve.
Demokratët po ashtu kanë fituar vendin në Senat, pasi kandidati i tyre në Arizona, Mark Kelly ka mposhtur senatoren Martha McSally.
Biden është bërë kandidati i dytë presidencial amerikan, në shtatë dekada, që ka fituar në Arizona. Për herë të fundit, Bill Clinton kishte fituar këtë shtet në zgjedhjet e vitit 1996.
Por pavarësisht fitores së shëuar së fundmi, fushata e presidentit Trump ka nisur betejat ligjore për të përmbysur rezultatin në disa shtete, me pretendime të pabazuara se ka pasur mashtrime zgjedhore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje