Bota

Biden ndalon marrëdhëniet tregtare, Moska: Armët në Ukrainë, rrezik lufte Rusi-SHBA

Gazeta Si – Lufta në Ukrainë ka mbërritur në ditën e 45 të saj. Ekipet e shpëtimit gjetën 132 trupa njerëzish të torturuar dhe vrarë në Makariv, në rajonin e Kievit. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës shkruan në një postim në Tëitter, duke e quajtur zbulimin “një krim të ri, monstruoz lufte”.

Ndërkohë, presidenti amerikan Joe Biden nënshkruan ligjin që ndalon importet e energjisë nga Rusia dhe një ligj që ndërpret marrëdhëniet normale tregtare me Moskën.

Dy masat, me të cilat Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të rrisin presionin ndaj Rusisë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës, u miratuan nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati.

Por për ambasadorin rus në Amerikë, furnizimi i Ukrainës me armë nga Perëndimi rrezikon të ndezë një konflikt SHBA-Rusi.

“Furnizimet e armëve dhe municioneve të Perëndimit për Ukrainën shkaktojnë “gjakderdhje të mëtejshme”, janë “të rrezikshme dhe provokuese” dhe mund të çojnë “Shtetet e Bashkuara dhe Federatën Ruse në rrugën e konfrontimit të drejtpërdrejtë ushtarak” tha në një intervistë për “Newsweek” rus ambasadori në Shtetet e Bashkuara, Anatoli Antonov.

Sipas tij, ajo që çoi në “operacionin special ushtarak” në Ukrainë ishte “mosgatishmëria e regjimit të Kievit për të ndaluar gjenocidin e rusëve” dhe për të zbatuar detyrimet e tij sipas traktateve ndërkombëtare.

Kjo është arsyeja e ambasadorit rus në SHBA, Anatoly Antonov për sulmin rus në Ukrainë. Diplomati rus, Anatoly Antonov , thotë se lufta i ka rrënjët në ngjarjet e vitit 2014, kur revolucioni Euromaidan rrëzoi qeverinë pro-ruse.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë