Gazeta Si – Presidenti amerikan Joe Biden, thotë se ai “e njeh mirë Putinin”. Udhëheqësi rus “nuk po bën bllof, ekziston vërtet një rrezik i ‘Armagedoni” bërthamor”.
Mbrëmë, të enjten më 6 tetor, presidenti amerikan po fliste në një ngjarje për mbledhjen e fondeve të organizuar në Nju Jork nga James Murdoch, djali i manjatit Rupert.
Deri më tani Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni kishin mbajtur një linjë të kujdesshme, duke mos përjashtuar që Putini mund të përdorte armët taktike bërthamore, por duke komunikuar se deri më tani nuk ka shenja konkrete alarmi.
Biden, nga ana tjetër, ishte i qartë: “Për herë të parë që nga kriza e raketave Kubane (1962), ne duhet të përballemi me kërcënimin e një bombe atomike, veçanërisht nëse gjërat vazhdojnë në drejtimin që po shkojmë”.
Ai vijoi: “Në po përpiqemi të kuptojmë se çfarë ka në mendje Putini? Nëse ai do të gjejë një rrugëdalje? Si do të reagojë kur të kuptojë se ka humbur jo vetëm fytyrën, por edhe pushtetin? Kemi të bëjmë me një njeri që e njoh shumë mirë. Ai nuk bën shaka kur flet për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore taktike apo armëve kimike apo biologjike, sepse ushtria e tij po ecën shumë keq. Dhe jo se unë mendoj se ekziston aftësia për të përdorur një armë taktike atomike, pa përfunduar në një ‘Armagedon’”.
Presidenti evokon duelin përfundimtar midis “të mirës dhe së keqes” para “Ditës Gjykimit”, të përshkruar në Dhiatën e Re.
Fjalimi i tij u publikua vonë në mbrëmje në Uashington. Këtë të premte do të shohim nëse zëdhënësit e Shtëpisë së Bardhë do të përpiqen, siç ka ndodhur shpesh që nga fillimi i luftës, të zbehin dhe të “kontekstualizojnë” fjalitë e presidentit.
Sigurisht, pas Bidenit, ishte Sekretari Amerikan i Shtetit, Blinken, ai që foli.
Megjithatë, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, javën e kaluar tha se, pavarësisht nga sugjerimet bërthamore të Moskës, SHBA nuk kishte parë asnjë shenjë se Rusia po përgatitej së shpejti të përdorte një armë bërthamore.
Ukraina ka rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia gjatë pushtimit të saj që filloi më 24 shkurt, duke përfshirë në katër rajonet që Rusia aneksoi ilegalisht kohët e fundit.
Për disa muaj zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se Rusia mund të përdorë armët e shkatërrimit në masë, nëse pëson pengesa në fushën e betejës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje