Presidenti amerikan Joe Biden ka rikthyer traditën e darkës vjetore të korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë pas një ndërprerjeje gjashtëvjeçare.
Ajo u anulua për dy vjet për shkak të pandemisë dhe u bojkotua nga Donald Trump kur ishte në detyrë.
Komediani dhe drejtuesi i The Daily Shoë, Trevor Noah, drejtoi eventin.
Kim Kardashian, Pete Davidson, Dreë Barrymore dhe Chris Tucker ishin ndër të ftuarit e njohur.
Biden tha se ai është presidenti i parë që merr pjesë në këtë ngjarje që nga viti 2016 duke hedhur kështu edhe një fjalë ndaj Donald Trump.






“Kjo është hera e parë që një president merr pjesë në këtë darkë në gjashtë vitet e fundit. Është e kuptueshme”, tha ai.
“Është vërtetë bukur të kesh edhe një herë një president që nuk ka frikë të vijë në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë dhe të dëgjojë shaka për veten e tij”, tha Noah.
Noah i tha Biden se që kur ka ardhur në detyrë, gjërat po shkojnë vërtet mirë. Gazi është rritur, qiraja është rritur, ushqimi është rritur. Gjithçka”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje