Presidenti Joe Biden thotë se Shtetet e Bashkuara janë në një pozicion më të fortë se çdo vend tjetër për të përballuar sfidat globale, pasi ai u kërkoi kompanive që kontrollojnë pikat e karburantit, bankat dhe shërbimet e telefonisë celulare të ulin kostot për konsumatorët që po përballen me inflacionin e lartë.
Gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë të hënën, Presidenti Biden tha se “tarifat e padëshiruara” bankare dhe tarifat e ndërprerjes së shërbimeve të telefonisë celulare po dëmtonin familjet dhe se operatorët e pikave të shitjes së karburantit duhet të ulnin çmimet.
Komentet e Bidenit pasuan një rënie të madhe në tregun e aksioneve në Nju Jork për shkak të shqetësimit të investitorëve se fushata agresive e Rezervës Federale për uljen e inflacionit mund të shkaktojë një rënie të madhe të ekonomisë amerikane.
Nërkohë, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OEBCD), me seli në Paris, tha se do të ketë një ngadalësim të ekonomisë globale në pjesën tjetër të këtij viti dhe më tej në vitin 2023.
OECD rendit sulmin rus ndaj Ukrainës dhe politikat socio-ekonomike të Kinës si shkaqet kryesore të ngadalësimit ekonomik global.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje